Policia e konfirmon që vetura prej 250 mijë euro që po e voziste Morena Taraku është e vjedhur

Drejtoria kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës ka konfirmuar se e ka konfiskuar veturën “Bentley” e që është raportuar të jetë e këngëtares Morena Taraku.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Policia e Kosovës ka konfirmuar se vetura e konfiskuar ka qenë në kërkim ndërkombëtar.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit të organizuar sot gjatë ditës ka konfiskuar një automjet të tipit “Bentley” me targa Gjermane, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtarë”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Po ashtu, policia bën të ditur se vetura është në procedurë të verifikimit.

“Kjo veturë e konfiskuar nga Policia e Kosovës është në procedurë të verifikimit”, thekson policia.

Gjatë ditës së sotme është raportuar se vetura luksoze të cilën këngëtarja e ka deklaruar si të re, kishte 2,194 kilometra të kaluara dhe regjistrim të rregullt në Gjermani të bërë më datë 22.07.2019.

loading…