Dje se janë arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kërcënuar gazetarin Vehbi Kajtazi, pas deklaratave të tij për “Grupin e Kumanovës”, shkruan Ballkani.info

Arrestimin e dy personave e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh

“Rr. Rexhep Luci, Prishtinë, 14.12.2021. Janë identifikuar dhe arrestuar dy  të dyshuar meshkuj  kosovarë  pasi që të njëjtit dyshohet se nëpër rrjetet sociale e kanë kanosur gazetarin mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje“, thuhet në raport.