Përleshjen me armë mes zyrtarëve të Telekomit të Kosovës, Policia e Kosovës po e cilëson si “zënkë mes të rinjsh”, transmeton Insajderi.
Sipas raportit policor, personat e përfshirë janë të moshës së re ndërsa, Insajderi ka siguruar një raport shtesë ku thuhet se dy të përfshirët në rast, Berat Gashi dhe Shaban Ramaj, janë të rritur.







