Policia e Kosovës ka arrestuar dje rreth orës 14:00 një person në Fushë Kosovë, i cili ka bartur persona, në kundërshtim me vendimet e Qeverisë.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh, ku ndër të tjera thuhet se i njëjti me vendim të prokurorit është liruar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është takuar duke bartur persona, duke rënë në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.







