Policia në Gjilan sot arrestuar në një kafiteri në Gjilan të dyshuarin e kërkuar B.A( i lindur më  1980).

I arrestuari kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjilan  i dënuar me burg efektiv 1 vit e  6 muaj .

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën e PK-së.