Lajmi i fundit

Policia bllokon rrugën Prishtinë – Mitrovicë pas gjetjes së 15 kg ekploziv

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e gjetjes së eksplovizit në magjistralën Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në afërsi të fshatit Mazgit.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për nje mjet të dyshimt në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në afërsi të fshatit Mazgit. Të gjitha njësitet policore të nevojshme për të menaxhuar me një situatë të tillë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht janë duke ndërrmarrë veprimet e nevojshme operative dhe ato të ekzaminimit. Aktualisht policia ka bllokuar segmentin rrugore ne fjale përderisa te kryhen veprimet e nevojshme policore, ndërkaq po asiston pjesëmarrësit ne trafik per rrugët alternative. Nderkohe qe po kryhen veprimet e sipercekura policia ka filluar nje hetim preliminar lidhur me rrethanat qe karakterizojnë rastin”, ka thënë Flora Ahmeti për Ballkani.info.