Forcat e Sigurisë

Policia birmane nga afërsia shtien në drejtim të tre personave – Pamje të rënda

Forcat e Sigurisë në Birmani kanë hapur zjarr nga afërsia ndaj tre personave që po kalonin përreth tyre me motoçikletë.

Në videon e publikuar nga “Associated Press”, dy nga tre personat shihet se arrijnë të ikin, ndërsa i treti po trajtohet në spital si pasojë e plagëve të marra nga sulmi i zyrtarëve policorë.

Deri më tani mbetet e paqartë se çfarë armatimi është përdorur.

Në protestat që janë duke u zhvilluar nëpër qytetet e Birmanisë, forcat e sigurisë kanë përdorur plumba të vërtetë në drejtim të protestuesve.

Hiq më pak se 90 protestues besohet se kanë vdekur si pasojë e brutalitetit të forcave të pushtetit ushtarak.

*KUJDES – PAMJE TË RËNDA!

Shpërndaje