Policia bastisë shtëpitë e të arrestuarve për 113 kilogramë heroinë (Foto)
Dy ditë më parë, Njesia Speciale e Policisë së Kosovës në një aksion kishte arrestuar katër persona në një ndërtesë ku edhe u gjetën 113 kilogramë heroinë.
Policia ditën e djeshme kishte dalë në një konferencë për media ku edhe ka raportuar rreth aksionit, shkruan Ballkani.info. Policia ka bërë të ditur që personat e arrestuar ishin nën hetime kohë më parë, kurse javët e fundit në të njejtën banesë ishte gjetur një person i vdekur.
Nga obduksioni vdekja e personit ishte cilësuar si e dyshimtë, ndërsa ditë më vonë Policia edhe përfundoi me sukses aksionin e nisur.
Personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, kurse sipas burimeve të Ballkani.info, ditën e sotme Policia e Kosovës do të kryejë edhe bastisjet në vendbanimet e tyre.
Kujtojmë se ky aksion ishte ndër aksionet më të mëdhaja të përfunduara këtë vit nga Policia e Kosovës./Ballkani.info/
Heroina e konfiskuar: