Policia bastis zyrat e KEK-ut lidhur me një tender

Policia e Kosovës përkatësisht hetues nga Departamenti i Krimeve Ekonomike janë duke bastisur zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Siç merr vesh Telegrafi, çështja ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime për tenderin e një remonti të kaldajës në bllokun A5 të termocentralit “Kosova A”.

Demokracia.com ka kontaktuar me KEK-un, por të njëjtit kanë thënë se nuk e kanë asnjë informacion deri në këtë moment.

Informacione nuk kanë dhënë as nga Policia e Kosovës.