Policia arrin ta gjejë veturën e cila ishte vjedhur në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arritur ta gjejë veturën e tipit Toyta Chrysler me targa vendore e cila ishte vjedhur sot në Prizren.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se vetura është gjetur në njërën nga rrugët lokale të fshatit Korishë të Prizrenit.

Pas ekzaminimit që i është bërë vendit të ngjarjes, vetura i është kthyer pronarit.

Ndërsa, hetuesit policorë janë duke punuar në identifikimin dhe ndalimin e kryerësve të mundshëm të kësaj vepre.