Policia arreston serbin që ka kryer krime lufte ndaj civilëve në vitin 1999

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në ora 15:00, ka arrestuar një person serb që ka kryer krime lufte në Pejë gjatë vitit 1999, shkruan Ballkani.info.

Sipas raportit policor 24 orësh, arrestimi i personit vjen pas një pune hetimore dhe mashkulli serb dyshohet për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë./Ballkani.info./

Njoftimi i plotë i PK-së:

KRIME LUFTE KUNDËR POPULLATËS CIVILE

Pejë 1999. Me 22.12.2020 – 15:00. Njësiti policor pas një pune hetimore ka arrestuar një mashkull Serb i cili ishte i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.