Të mërkurën në mbrëmje janë arrestuar pesë burra nga Gjilani pasi që dyshohet se të njëjtit në një kafene, për motive të ulëta janë përfshirë në një përleshje fizike.
Si pasojë përdorimit të mjeteve të forta gjatë përleshjes, personat në fjalë kanë pësuar edhe lëndime trupore.
Pas marrjes në pyetje nga Policia, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.







