Policia arreston në Ferizaj një person të kërkuar

Policët e stacionit në Ferizaj njoftojnë se sot në fshatin Dubravë të kësaj komune kanë arrestuar një person 47-vjeçar me inicialet A.D, i cili ishte i kërkuar nga ta.

Në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, thuhet se ai ishte i kërkuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, me dënim burgimi prej një viti.

Më tej policia ka njoftuar se pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.