Pak minuta para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Spanjë, Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetarë në qendër të Prishtinës.

Nga pamjet e publikuara në Indeksonline, shihet se i arrestuar është Arianit Beqiri, ish-asistenti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Beqiri në video duket duke i rezistuar arrestimit të pjesëtarëve të Policisë dhe e rrëzon njërin nga policët.

Pas kësaj ai mbërthehet nga tre policë të cilët edhe përdorin forcë për arrestimin e tij.

Ende nuk dihen arsyet e arrestimit të tij.