Arrestim

Policia arreston hajnin e Podujevës, dyshohet se grabiti një bankë

Të hënën, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për grabitje në Podujevë. Express merr vesh se i njejti po dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen e një banke në Podujevë. Të njëjtit, Prokuroria i ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve, shkruan Express.

Rastin për Express e ka konfirmuar Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi.

Bislimi ka thënë se pas një punë intensive hetimore nga sektori i hetimeve është identifikuar dhe arrestuar personi i cili e ka kryer veprën e grabvitjes.

Deklaron se në kosnultim me Prokurorin e rastit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

“Më datë 21 të këtij muaji në fshatin Shtedim është raportuar për një rast grabitje. Pas një punë intensive hetimore nga sektori i hetimeve është identifikuar dhe arrestuar personi i cili e ka kryer veprën e grabvitjes. Si provë materiale, njësiti i hetimeve të stacionit policor në Podujevë ka seksuestruar edhe mjetin e dyshuar me të cilin është kryer vepra. Në kosnultim me Prokurorin e rastit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. I dyshuari në fjalë është i moshës madhore”, ka thënë Bislimi.

Express merr vesh se i njejti po dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen e një banke në Podujevë.

Lajme të tjera

Tjera në