Arrestime

Policia arreston dy të dyshuar në Prishtinë e Lipjan, për “Fajde” e “Detyrim”

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, teksa kanë ekzekutuar urdhëresn e Gjykatës. Përveç arrestimit të dy personave, Policia gjithashtu ka sekuestruar prova materiale që dyshohet se lidhen me veprat “Fajde”, dhe “Detyrim”.

E plotë:

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore – Prishtinë, ka zhvilluar një operacion policor në dy lokacione të ndryshme nën dyshimin e bazuar se janë kryer veprat penale ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’.

Me datë 04.10.2023 DHKOKR ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente, me ç’rast në Prishtinë dhe Lipjan është zhvilluar operacioni policor gjatë të cilit janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:

· Një revole,

· Tre telefona mobil,

· Një automjet,

· 915 euro,

· Shënime/ evidenca që dyshohet se ndërlidhen me veprat e lartcekura.

Lidhur me rastin, pas arrestimit të dy personave të dyshuar me iniciale L.A. dhe S.A., të njëjtit i janë nënshtruar procesit të intervsitimit, pas të cilit me aktvendim të prokurorit kompetent të njëjtit dërgohen në mbajtje për 48 orë.