Policia arreston dy persona në Fushë-Kosovë, njëri dyshohet për 18 vjedhje

Policia e Kosovës në Fushë Kosovë ka arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda.

Sipas policisë, rastet kanë ndodhur në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore, kryesisht në rajonin e Fushë Kosovës.

Të arrestuarit janë M.K . mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për 18 vjedhje të raportuara) si dhe,P.K. mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës .

Komunikata e plotë:

Puna e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës,  është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative në dy lokacione të ndryshme (Obiliq dhe Fushë Kosovë),kanë arrit që të arrestojnë dy persona të dyshuar:

M.K . mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për 18 vjedhje të raportuara) si dhe,P.K. mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës .

Me urdhëresë të gjykatës, hetuesit policor kanë kryer edhe bastisje në shtëpitë e të dyshuarve ku janë kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë:-një pistoletë me gas,-një kuti për mbajtje të pistoletës,-një karrikator-një sprej etj.

Personat e dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore eprocedurale lidhur me rastet që dyshohet të jenë të përfshirë të arrestuarit.