Policia arreston Beratin e “It’s my love” pas një përleshje në një parking të Prishtinës

Një incident ka ndodhur sot në qendër të Prishtinës, në afërsi të “Kino ABC” ku ka ndërhyrë edhe Policia.

Aty janë përplasur disa persona të dyshimtë me punëtorët e “Prishtina Parking”.

Policia ka arrestuar disa persona dhe të njëjtëve ju janë gjetur thika, boks të hekurit si dhe substanca narkotike të llojit “Marihuanë”.

Të njëjtit tashmë janë shoqëruar në stacion policor nga njësitë përkatëse për të vazhduar më tej me hetimin.

“Jepi zë” raporton se ndër të arrestuarit është edhe ish-pjesëtari i “It’s my love” nga Mitrovica, Berat Xhelili.

I njëjti ishte arrestuar edhe më parë për probleme me ligjin.