Policia arrestoi të miturin për vjedhjen e tre laptopëve në Vushtrri

Policia ka njoftuar se ka arritur të identifikoj perosnin e dyshuar për një vjedhje e cila kishte ndodhur me 20 gusht në Vushtrri.

Në njoftimin e policisë thuhet se persona të panjohur kishin depërtuar me forcë brenda një objekti dhe kishin vjedhur tre laptop.

Njësia policore ka identifikuar dje një person të dyshuar, i moshës së mitur tek i cili janë gjetur tre laptopët e vjedhur.

Policia ka njoftuar se laptopët e vjedhur i janë kthyer palës, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari i mitur pas intervistimit është liruar.

Rasti shkon në procedurë të rregull.