Policia arrestohen një person për blerje dhe shitje të substancave narkotike

Gjatë një pike kontrolli, me datën 05.02.2019 Njësia për Reagim të Shpejtë, ka ndaluar një veturë Golf II, ku gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit në fjalë është gjetur një thes i mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Forenzika rajonale dhe Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë.

Nga policia është arrestuar personi i dyshuar B. R., 29 vjeçar dhe si dëshmi materiale është konfiskuar paketimi-thesi i mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, ku pesha e përgjithshme rezulton rreth 10.550 gramë (10 kg 550 gramë).

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit B. R., 29 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj të cilit është iniciuar procedurë për vepër penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ nga neni 273 i KPK-së.