Policia

Policia akuzon Komunën e Prishtinës për mosvendosje të kamerave

Policia e Kosovës, ka akuzuar Komunën e Prishtinës për mosvendosje të kamerave të sigurisë nëpër rrugë.

Togeri për trafik, Nazmi Zogaj në emisionin “038” në KTV ka thënë se Komuna ka premtuar vendosje të kamerave në shtator por kjo nuk ka ndodhur.

“Nuk mund të ketë policë në çdo pjesë por do duhej të ketë kamera sepse në atë mënyrë do të uleshin aksidentet”, ka thënë Zogaj.

Zogaj ka thënë se në rrugën “B”, ku pati aksident fatal gjatë javës do të vendosin sinjalizues të cilët sipas tij do të ndikojnë në respektim të rregullave në trafik.