LAJMI I FUNDIT
Policia aksion në të gjithë Kosovën
Departamenti i Hetimeve përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike është duke e realizuar një operacion policor, i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, në disa rajone të Kosovës.
Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se Departamenti i Hetimeve përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike është duke e realizuar një operacion policor, i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, në disa rajone të Kosovës”, tha Kelani.
Ai tha më tej se operacioni policor është duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Kelani bëri të ditur se pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet./Ballkani.info