Policia aksion në qendër të Prishtinës, përfshihen edhe civilët

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.

Hoxha tha se aty është realizuar kontroll e zakonshme që ka të bëjë me një kundërvajtje në trafik.

“Ju njoftoj se në atë lokacion është realizuar kontroll e zakonshme, që ka të bëjë me një kundërvajtje në trafik dhe zyrtarët policor kanë ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore për zbatim të ligjit”, ka thënë Hoxha për Reporteri.net.

Ai thotë më tej se zyrtarë policor, përfshirë edhe zyrtarë në rroba civile po punojnë me përkushtim në zbatimin e ligjit dhe parandalimin veprave të kundërligjshme në përgjithësi dhe kundërvajtjeve të ndryshme.