Polici sulmohet me motoçikletë në Viti

Një person është arrestuar në Viti pasi ka sulmuar zyrtarin policor me motoçikletë.

Polici të martën pasdite ka pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjes nga motoçikleta dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Gjersa zyrtarë policorë ishin në pikë kontrolli në hyrje të qytetit afër fabrikës “Vinex”, dhënë shenjë për ta ndaluar një person i cili po drejtonte një motoçikletë, dhe i njëjti po bënte vozitje të zhurmshme nëpër qytet. Ai nuk është ndaluar dhe e ka goditur zyrtarin policor me motoçikletë duke e rrëzuar përtokë, dhe ka arritur për larguar vrullshëm nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari fillimisht është identifikuar dhe është lokalizuar vendndodhja e ti ku më pas është arrestuar nga ana e Policisë. Zyrtari Policor është dërguar për trajtim mjekësor, ku ka pësuar lëndime trupore.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, gjersa me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë, të njëjtit i është konfiskuar mjeti motorik.