Polici që ia nxjerri armën qytetarit në një restaurant në Ferizaj është arrestuar e suspenduar nga Policia e Kosovës.

Gazeta Demos merr vesh që  ky rast ka ndodhur në muajin Korrik, e që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ngacmim”

Në lidhje me këtë rast është intervistuar edhe një femër – shtetase e Republikës së Shqipërisë, mirëpo që Akoma nuk dihet arsyet e kësaj.

Nga IKP kanë treguar që janë  në koordinim të plotë me Prokurorinë, e që do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.