Në Mitrovicë të Veriut raportohet se sot ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku është përfshirë një zyrtar policor.

Zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka e  ka konfirmuar rastin.

Ai tha se “IPK është njoftuar për këtë rast dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se IPK është njoftuar për këtë rast dhe se hetuesit tanë janë në vendin e ngjarjes. Veprimet tjera do të ndërmirren në koordinim me prokurorin kompetent dhe autorizimet ligjore të IPK-së”, ka thënë Beka për Express