Polici në Lezhë tentoi ta përdhunojë, dëshmia e minorenes: Me tha që isha denoncuar

Abc ka zbardhur dëshminë e të miturës për ngjarjen e 29 prillit kur një efektiv policie në Ishull Lezhë qe duhet të mbroj qytetarët, u kthye në abuzues seksual. Të enjten e 29 prillit, 13-vjecarja ka treguar se ishte te dentistja. Për shkak të pacientëve të shumtë, asaj iu desh të priste në radhë, jashtë klinikës.

 “Pranë meje u afrua një punonjës policie. Ai më tha se ndaj meje kishte pasur një denoncim dhe duhet të më shoqëronte për në komisariat për verifikim. Duke i besuar policit, u futa brenda klinikës dentare dhe i kërkova dentistes që të më shtynte orarin,” tregon vajza.

Dëshmia e vajzës është faktuar edhe nga dentistja e cila është pyetur nga hetuesit.

Pasi janë larguar nga klinika, 62-vjecari Kol Kola e ka futur vajzën në makinën e punës.  Në mjetin e policisë ndodhej i varur në pasqyrë dokumenti identifikues i efektivit, në sajë të së cilit 13-vjecarja ka mundur të zbulojë identitetin e policit.

Por makina nuk u ndal në komisariat, por përpara një pallati.  62-vjecari i ka kërkuar vajzës të zbresë e ta ndjekë nga pas.

Pasi janë futur në banesë, Kol Kola, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet ka kryer vepra të turpshme dhe ka tentuar ta përdhunojë 13-vjecaren. Por ajo ka mundur ti shpëtojë nga duart efektivit duke u larguar.

E mitura shkoi menjëherë në banesë dhe i tregoi gjithçka prindërve. Se bashku ju drejtuan komisariatit ku dhe bënë denoncimit. Oficerët e policisë kanë sekuestruar kamerat e bizneseve pranë pallatit. Mësohet se në pamjet filmike vajza shfaqet me efektivin e policisë. Ajo ka qëndruar brenda në banesë rreth 6 minuta.

Të premten, efektivi del para gjykatës dhe prokurori pritet të kërkojë arrest me burg me akuzën ngacmim seksual.