Polici kosovar, pa maskë hyn në dyqan, dhe blen birra VIDEO

Në zbatim të vendimeve të institucioneve qeveritare për mbrojtje nga COVID-19, pjesëtarët e Policisë së Kosovës po gjobisin dhe arrestojnë qytetarët që nuk po i respektojnë masat mbrojtëse.

Gjatë përpjekjes për t’i detyruar qytetarët të respektojnë këto masa, ditë më parë pati një konfrontim fizik mes pjesëtarëve të Policisë dhe qytetarëve në Ferizaj.

Megjithatë, ata që do të duhej të jenë shembull të zbatimit të masave po ndodh të mos i zbatojnë ato.

Një qytetar ka dërguar pamje në adresë të KALLXO.com ku shihet një pjesëtar i Policisë së Kosovës duke hyrë në një dyqan.

Polici hyn në dyqan pa maskën për mbrojtje nga COVID-19 dhe del nga aty me disa shishe birre në duar.

Pamjet sipas qytetarit janë marrë sot në Ferizaj.

Këto janë pamjet: