Polici i vrarë

Polici Izet Demaj do të varroset nesër pranë dëshmorëve të Koshares

Izet Demaj, polici i vrarë gjatë grabitjes në një bankë në Istog do të varroset nesër në Koshare nën patronatin e Policisë së Kosovës.

Nisja e kortezhit do të bëhet nga fshati Vrellë e Istogut drejt varrezave të dëshmorëve në Koshare do të bëhet në orën 11:00.

Nga ora 13:30 deri në orën 14:00 do të zhvillohen homazhet pranë arkivolit të policit Demaj e më pas do të vazhdojnë edhe fjalimet në nderim të tij.

Ndërsa ceremonia e varrimit do të filloj nga ora 14:30.

Demaj i cili humbi jetën në moshën 42 vjeç, ishte bërë pjesëtar i Policisë së Kosovës që nga 8 janari i vitit 2001.

Ai po ashtu ka qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Izet Demaj është vrarë dje gjatë një grabitjeje të armatosur në Istog. Ai në përpjekje për ta arrestuar një hajdut, në mbrojtje të qytetarëve dhe të të punësuarve që u morën peng në një filiale të bankës në Istog, pas plagëve nga armë zjarri vdiq Izet Demaj, polic i Policisë së Kosovës me ç’rast u vra edhe grabitësi i bankës.

Agjenda:

Ora 11:00 – nisja e kortezhit nga fshati Vrellë e Istogut për në varrezat e dëshmorëve në Koshare,

Ora 13:30 – arritja e arkivolit në Koshare,

Ora 13:30 -14:00 – homazhe,

Ora 14:00 -14:30 – fjalimet,

Ora 14:30 – ceremonia e varrimit.