Izet Demaj

Polici i vrarë në Istog la pas bashkëshorten dhe dy vajza të vogla (FOTO/VIDEO)

Një zyrtar policor i Kosovës, ka vdekur pasi që është sulmuar nga një plaçkitës në Istog.

I vdekur ka mbetur edhe plaçkitësi.

Vrasjen e të dyve e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Polici i vrarë është Izet Demaj, shkruan Ballkani.info.

Ai ishte i martuar dhe baba i dy vajzave të moshës së rreth 10, respektivisht 7 vjeçe. /Ballkani.info/