Polici i Kosovës e rrahu keq avokaten me të cilën ishte në lidhje dashurie

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK’së ka arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘kanosje’.

Polici i arrestuar është nga Peja Flamur Rexhaj, i cili ka sulmuar fizikisht avokaten Aurora Mulhaxha me të cilën ishte edhe një lidhje, mirëpo konfilikti mes tyre nuk ka ardhur si pasojë e problemeve personale por për shkak të një rasti gjyqsor nga puna e avokates.

Avokatja Aurora Mulhaxha 

Flamur Rexhajt, pas këtij rasti i është caktuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe sigurisht është suspenduar nga puna.

“Pas këtyre veprimeve hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”, ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

E pyetur për gjendjen shëndetësore pas sulmit fizik, Mulhaxha tha se ka pësuar lëndime trupore në të gjitha pjesët e trupit.

“Unë me të kam pas lidhje, jemi në lidhje që një vit. Problemi ka ndodh për një rast profesional e jo për rast të dashurisë. E kam raportuar rastin për shkak të dhunës së madhe dhe maltretimeve. I kanë hetuesit të gjitha lëndimet, në të gjitha pjesët e trupit …Ka pas dhunë fizike, deri te dhuna s’ka ardhë për rast personal, por, për shkak të mosardhjes në ujdi për një çështje gjyqësore”, tha Mulhaxha

Ndërsa, polici Rexhaj është i njohur për probleme me ligjin, kjo pasi edhe në vitin 2008 i njëti ishte suspenduar puna për veprën penale, ‘fajde’.  Me 10 tetor të vitit 2008 një  qytetar pejan kishte njofuar policinë se ishte ndaluar për të zhvilluar biznesin e tij, kjo pasi polici Flamur Rexhaj dhe kolegu i tij Alban tolaj e kishin kërcënuar atë me qëllim të kontraktimit të përfitimit joproporcional për fajde.

Polici i arrestuar Falmur Rexhaj

Rexhajt dhe Tolajt u ishin bastisur shtëpitë i i ishin gjetur dhe konfiskuar 27.000 euro, një pushkë “Karabinë”, një revole 7.65 mm. një AK 47, një pistoletë “Glock” jozyrtare, një “Scorpion” dhe një sasi e vogël municioni.

Pas kësaj vepre ata ishin arrestuar nga policia, por më vonë ishin kthyer përsëri në punë. Flamur Rexhaj deri dje me 20 korrik 2020, ka ushtuar detyrën e policit normalisht, edhe pse i përfshirë në krime, madje ai ka ushtruar dhunë fizike që jo zyrtarisht mësohet se viktimën e kishte të dashur, dhe pas një mosmarrëveshje për një rast që sipas Rexhaj, avokatja Aurora Mulhaxha nuk do të duhej ta mbronte. /Gazeta Metro/