Polici Amir Hoxha i reagon edhe Sindikatës: Turp, turp, turp

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Amir Hoxha, ka reaguar ndaj kreut të Sindikatës së Policisë, pasi ky i fundit në një prononcim në mediat kosovare, ka thënë se sipas rregullores, policëve nuk ju lejohen komentet politike.

Hoxha thotë se në reagimin e tij ka shprehur atë që i takon me ligj dhe që ia garanton Kushtetuta. Derisa ka kritikuar Sindikatën për mosdije në adresimin e kërkesave të policëve.

“Turpi ka emer , arsyetone te pakten 10% qe i merrni nga pagat e zyrtareve.

Une kam shpreh diqka qe me takon me ligj dhe qe kushtetuta ma garanton e qe eshte me e larte se UA tuaja qe i nderroni qdo mandat , nese juve ju dhemb dhe nuk dini ti adresoni kerkesat e vartesve te juaj atëherë kjo barre na takon neve se fundja jem qytetare të kësaj  Republike .

Turp turp turp 🤮”, ka shkruar polici Amir Hoxha.

Ndryshe,për Gazetën Express, kreu i Sindikatës së Policisë, ka thënë se janë të shqetësuar lidhur me rastin dhe se po merren me grumbullimin e informacioneve.