Pjesetarët e Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës – NJSO, kanë dalë për të dhuruar gjak vullnetarisht me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut.

Në Sheshin ‘Nënë Tereza’ ku janë vendosur tendat për dhurmimin e gjakut, janë parë një numër i madh i policëve në radhë duke shprehur gatishmërinë e tyre.

“Dhurimi vullnetar i gjakut është vepër humane, prandaj zyrtarët e Policisë gjithnjë shprehin gatishmëri të jenë në shërbim të qytetarëve të vendit.
Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria e Sherbimeve Shendetesore e PK-së në bashkëpunim me QKKTGJ-në”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.