Policët e Kosovës kujdesën për gazetarët në veri, iu ofrojnë ushqim dhe ujë

Tashmë janë bërë dy ditë kur Policia e Kosovës është vendosur në veri të Kosovës për të kontrolluar situatën pas vendimit për reciprocitet me targat. Njësitë speciale po qëndrojnë afër kufirit, në Jarinjë, ku serbët e kanë bllokuar kufirin dhe komunikacioni nuk po zhvillohet.

Në këtë bllokadë janë edhe gazetarët kosovarë, të cilët po raportojnë nga atje në kohë reale.

Raportimet nga atje thonë se gazetarët po kanë vështirësi edhe në furnizim me ushqime dhe ujë.

Mirëpo, janë policët ata që po kujdesën edhe për ushqimin e gazetarëve dhe ujin e pijës, shkruan Ballkani.info.

Gazetari i TV Dukagjinit, Valmir Gallopeni në paraqitjen sonte nga Jarinjë, ka thënë se sa herë bëhet ndërrimi i policëve, ata i pyesin gazetarët nëse kanë nevojë për ushqim dhe ujë. /Ballkani.info/