Sipas gazetës belge ”Het Laatste Nieuws” (HLN), rreth 1 000 policë do të jenë pjesë e protestës në dy javët e ardhshme.

Deri më 15 nëntor, policët pjesëmarrës nuk do të vendosin gjoba për shoferët që shkelin rregullat e komunikacionit.

Protesta i është dedikuar një pakete reformash me të cilën rritet mosha e pensionit dhe ulen dëmshpërblimet dhe pushimet e paguara për qëllime shëndetësore.