Xhirimi i kamerave të sigurisë dhe i kamerës së trupit të njësitit të policëve të New York që kishin reaguar ndaj thirrjes për intervenim i shpëtuan sulmit me armë zjarri mrekullisht me plagë të cilave do t’i mbijetojnë.
Njësiti ishte përgjigjur thirrjes nga Brooklyn në New York për një të plagosur të dielën, ku i kishte pritur pikërisht personi i dyshuar, që hapi zjarr ndaj tyre me revole.
I dyshuari Abdur Rashid Ridhwaan i priti në derë të apartamentit të tyre ku fillimisht fliste me oficerët derisa mbulonte veten me batanije dhe hap zjarr papritmas. Oficerët nga poshtë shkallëve e kthyen po ashtu me të shtëna.
Oficeri që ishte i pari në rresht kihte shpëtuar mrekullisht pa u plagosur, me një plumb që kishte gërvishtur jelekun antiplumb dhe që ngeci në xhaketën e uniformës. Oficeri i dytë, që ishte i katërti në rresht, pësoi një gërvishtje nga predha në këmbë.
Policia në fund kishte arrestuar të dyshuarin Ridhwaan dhe shpëtuan bashkë banorin e banesës të cilin i dyshuari e kishte plagosur në të dy këmbët dhe e mbante peng.
Policia e New York e publikoi xhirimin duke theksuar rrezikun me të cilin përballen çdo ditë në SHBA, duke nënvizuar se nuk ka më intervenime rutinë dhe shtimin e krimit në New York.
Here is a look at CCTV and bodycam footage from the shooting location. pic.twitter.com/ZLZOMpdtmf
— NYPD NEWS (@NYPDnews) March 8, 2021







