Polemikë e ashpër mes mjekëve
Ftesa e Blerim Sylën në një emision në RTK nuk i ka pëlqyer doktorit Jusuf Ulajt.
E kjo gjë ka bërë që ky i fundit të reagojë përmes rrjeteve sociale, duke thënë se është jo etike që Shala të shkaktojë panik të qytetarët, sidomos tash kur atyre mjekët u nevojitën më së shumti.
Po ashtu, Ulaj përmendi edhe disa aktivitete të Sylës gjatë fushatës zgjedhore.
Këtij statusi, i ka reaguar Blerim Syla.
Përmes rrjeteve sociale, Syla i tha Ulajt se “pasi që po e doni të vërtetën kujtoni takimet tona me zotëri Kurtin dhe ju para aprovimit të ligjit për paga në 2018, ku ju personalisht keni thënë se duhet më shumë”.
“Zotëri Ulaj mos pretendo të më njollosni mua dhe familjen time, jeni shumë i vogël dhe ndoshta mundeni me pas edhe deformim profesional por parkingun e “kockave” e kam luftuar unë dhe jo ti, në kohën kur juve keni qenë menaxher aty ne QKUK… Zotëri Ulaj mbani këto fjalë, historia do tregoj të vërtetën e jo parat tuaja” tha po ashtu Syla.
Stautsi i Jusuf Ulaj: