Polemika për shkëmbimin e territoreve, Gorani – Thaçit: Në varr po don mem çu…

Ideja për shkëmbimin e territoreve ka shkaktuar polemika mes analistëve në emisionin ‘Pressing’ në T7, ku një debat u zhvillua mes gazetarit Dukagjin Gorani dhe analistit politik Jusuf Thaçi.

Derisa Gorani po fliste për idenë e shkëmbimit të territoreve, ndërhyri Thaçi duke i thënë se ajo se çfarë po flet Gorani është absurde, pasi sipas tij, nuk mund të zgjedhësh një rast historik, ndërkohë që nuk ka asnjë dokument për atë ide.

“A din ku është absurde në krejt këtë muhabet? DMTH që po flasim për një rast historic për një ide të jashtazakonshme në ndërkohë që nuk e kemi asnjë faqe elaborate për këtë ide. Të pretendosh për një rast historik me zgjidh një problem mbi një shekullor dhe në të njëjtën kohë mos të jesh në gjendje të ofrosh një dokument minimal public për këtë ide. Kjo është bukur paradoksale”, tha Thaçi.

Ndërkohë, Gorani i thotë se ‘në vorr don me’m çu me këto faqe, hajt se t’i qes nesër nja dy’.