Bordi i ZRRE-së

Polemika në Komision mes pozitës dhe opozitës për Bordin e ZRRE-së

Shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë për kandidatët për kryesues të Bordit të ZRRE-së ka ngjallë polemika të shumta mes partive në pushtet dhe opozitës në Komisionin për Zhvillim Ekonomik.

Deputetët anëtarë të Komisionit nga opozita kanë kërkuar që kjo çështje të mos trajtohet, pasi siç kanë thënë, Qeveria nuk ka dhënë sqarimin e kërkuar pse është larguar nga lista kandidati me më së shumti pikë.

Deputetët nga opozita, Dardan Sejdiu, Hykmete Bajrami dhe Mimoza Kusari-Lila, kanë thënë që të sillen tre kandidatët në mënyrë që këta të procedojnë me këtë proces, raporton “Koha Ditore”.

Ndërsa deputetët e pushtetit kanë thënë se në Ligj nuk kërkohet që të sillen tre kandidatë. Sipas tyre, aty thuhet të dërgohen së paku dy persona.

Deputeti Muharrem Nitaj nga Grupi parlamentar i AAK-së, ka thënë se britanikët i kanë dërguar tre emra, ndërsa Qeveria ka dërguar dy kandidatë. Kjo, sipas tij, nënkupton që është në diskrecion të Qeverisë që të dërgon ata që duhet.

Ndërsa deputeti Veton Berisha është pajtuar që kjo çështje të shtyhet në mbledhjen e radhës dhe të kërkohet informacion shtesë.

Por, kryetarja e Komisionit, Sala Berisha-Shala, ka thënë se mund të shtyhet në pafundësi, por kjo siç ka thënë ajo, e zvarrit procesin.

Deputeti Dardan Sejdiu ka thënë se propozimi i deputetes Kusari-Lila duhet të aprovohet dhe të kërkohen informacione shtesë nga Qeveria.

Ky propozim është hedhur në votim dhe është votuar nga gjithë deputetët me përjashtim të kryetares Berisha-Shala e cila ka abstenuar.

Polemika në Komision mes pozitës dhe opozitës për Bordin e ZRRE-së