Polaku që u kap me pistoletë: Armën ma futi në makinë agjenti i SHIK

Arkadiusz Modrzejewski,polaku i arrestuar pak ditë më parënë Durrës për “Armëmbajtje pa lejë”, është lënë në burg nga gjykata e këtij qyteti. Por Modrzejeëski në asnjë moment nuk ka pranuar autorësinë e pistoletës tip “TT” që ju gjend në makinë duke, pretenduar se armën ja kishte future bashkëpuntori i tij në biznes, Graciano Hidri. Ky i fundit dyshohet se është bashkëpunor i SHISH në Durrës, njëherësh dhe bashkëpuntor i Modrzejeëski në një biznes për lojra fëmijës në Durrës. Hidri është një njohës i mirë i gjuhës polake dhe ka disa kohë që është larguar nga ky shtet, ku dyshohet se ndiqet nga policia për akuzën e “Mashtrimit”.

“Shqiptarja.com” mëson se polaku Arkadiusz Modrzejeëski, kryen aktivitet tregtar në Durrës, kryesisht me prodhimin e lojrave për fëmijë, si p.sh goditja me grusht dhe që pagesa e lojës bëhet me monedha (xhetona).Përshkak se një pjesë e këtyre lodrave automate nuk i ka shitur,ka hapur një aktivitet në Shqipëri, duke i vendosur ato në plazhin e Durrësit. Për këtë aktivitet ai bashkëpunon edhe me dy polakë të tjere Przemek dhe Krizstof. Gjatë kësaj kohe në Durrës janë njohur me një shqiptaro-polak, i cili quhet Graciano Hidri. Përshkak se njihte gjuhën shqipe dhe polake e kanë punësuar në aktivitetin e tyre duke i dhënë edhe çelësat e automateve për ti kontrolluar e pastruar nga sendet fallco që hedhin njerëzit dhe fëmijët.

Ky i fundit duke paturçelësat ka arritur të vjedhë shumat financiare të grumbulluara në automate.Kjo ka rënë në sy të ortakëve polakë pasi stononte mungesa e theksuar e lekëve nga ritmi i xhiros.Për këtë kanë akuzuar shqiptaro-polakun Hidri, i cili ndërkohë bënte të gjithë aktivitetin administrativ të shoqërisë në raport me entet shqiptare si Dogana, Tatime dhe QKR. Arkadiusz, është pronari që i ka dhënë me qëra dhe që të shumtën e kohës qëndron në Poloni.Nga kjo situatë ka ardhur në Durrës, për të sqaruar e kërkuar lekët e automatëve ortakëve, të cilëve ua ka dhënë me qëra. Këta të fundit janë grindur me Graciano Hidrin, por e kanë frikë se ky i kërcënonte me largimin nga Shqipëria, përzenien e shantazhe te tjera rreth aktivitetit të shoqërise, duke u hequr si i policisë dhe SHIK-ut.

Pas ardhjes së Arkdiusit, këtij të fundit i janë marëçëlësat e automateve. Rezulton se Arkadiusz ka ardhur me mjetin e tij nga Polonia, të cilin do ta linte këtu, pasi do kthehej në Poloni ditën e arrestimitdhe në fund të muajit do vinte me pushime sebashku me gruan. Ditën e arrestimit në mëngjes pasi kanë ardhur nga Tirana, shqiptaro-polaku Hidri, i ka kërkuar Arkadiusz automjetin që tëçonte në një pikë servisi për ti salduar rrjedhjen e gazit në kondicioner dhe larë atë në një lavazh.Fillimisht Arkadiusz duke qënë edhe në shoqërinë e dy polakeve të tjerë dhe shqiptarit Artur Saliaj,që shërben pranë tyre po si përkthyes, ka hezituar më pas ja ka dhënë mjetin, dhe kanë qëndruar në kafe duke e pritur Hidrin.Pasi ka sjellë mjetin Hidri, Arkadiusz i ka kërkuar ta shoqëronte për të shkuar nëPort, për të kryer disa veprime të nevojshmepune. Arkadiusz nuk ka pranuar dhe pasi i ka dorëzuar çelsin e makinës është ndarë prej tyre.Pas kësaj Arkadiusz ka vazhduar punën duke u shoqëruar me grupin dhe ndjekur punën.Pasi kanë drekuar me dy polakët e tjerë dhe shqiptarin Artur Saliaj, është ndarë me to dhe ka marrë rrugën për në apartamentin e marë me qëra prej tyre ne qytetin e Durrësit, për të përgatitur bagazhet pasi në mbremje do nisej në Poloni me avion.Pranë shtëpisë së tij, e ka ndaluar policia e cila pasi i ka kërkur dokumenet e ka nxjerrë nga makina dhe e ka hipur në furgon dhe ndërkohë kanë shkuar në portobagazh që kanë gjetur një leckë të mbështjellë, ku e kanë hapur dhe kanë nxjerrë andej një pistoletë.

Arkadiusz i është treguar pistoleta e gjetur në makinë por ai nuk ka pranuar autorësinë e saj. Në shpjegimet që ka dhënë në polici ka shpjeguar se e gjithë kjo është një kurth i ngritur nga Graciano Hidri kundër tij, për shkak të lidhjeve që ky i fundit kishte me shërbimin e SHISH, me qëllim për t’iu marrë aktivitetin tregtar. Dëshmia e Arkadiusz,përputhen e mbështen edhe nga deklarimet e polakëve të tjerë dhe shqiptarit Artur Saliaj.

Ndërkohë Graciano Hidri ka marrë në telefon herë pas here gruan e Arkadiusznë Poloni, ku e ka kërcënuar duke i thënë se unë jam bashkëpuntor i Shërbimit Sekret Shqiptar dhe ju nuk duhet të përmendni emrin tim.Ma leni mua të zgjiodh këtë punë dhe përzejeni avokatin që keni marrë se ndryshe ai do të kalbet në burg pasi unë kam takuar edhe prokurorin e kam biseduar me të.