Pohimi tronditës i 38-vjeçares me koronavirus: Pacientët ulërinin, mua s`më preknin me dorë… VIDEO

E ve dhe me 3 fëmijë të vegjël, 38 vjeçarja italiane, autorja e një letre tronditëse dërguar shtypit vendas, nuk e kishte menduar kurrë në fillim se do të binte viktimë e Covid 19.

Virusi ishte në Kinë në fillim. “ Shumë larg për të na prekur ne”, shkruan gruaja.

Por pastaj lajmet njoftuan infeksionin e parë në Itali, në Codogno.

“Më pak e qetë se më parë, vazhdova megjithatë të mendoj me egoizëm për distancën që ndan Bergamon me Codognon. Pastaj mbërriti njoftimi për infeksionet e para në provincën e Bergamos, prapa shtëpisë time,” shprehet ajo.

Makthi i 38 vjeçares nuk do të vononte të mbërrinte.

“Në 26 shkurt zgjohem me ethe. Telefonava numrin ma pagesë dhe më thanë të largohesha menjëherë nga fëmijët e mi. Jam e trullosur, nuk i ndjej aromat, sytë më digjen, kam dhimbje koke. Është 3 mars, nuk mund të marr frymë siç duhet dhe telefonoj 112. Ata më çojnë në Ponte San Pietro, raundi im i parë e ferrit. Gjithë natën e shtrirë në një krevat, në të ftohtë, të vendosur në një korridor me njerëz të sëmurë si unë. Vetëm kollitjet dhe ankesat e frikës dëgjohen. Askush që kujdesej për mua nuk më pyeti nëse isha e etur apo nëse duhej të shkoja në banjë.

Stafi nuk është i trajnuar, ata nuk e imagjinojnë një fluks kaq të madh njerëzish, ata ende nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh,”shkruan ajo, ndërsa shton:

“Kam një maskë oksigjeni, por ajri që më jep nuk është i mjaftueshëm. Ndihem e mbytur, ankthi më bën të ndjej ndjenjën e varrosjes së gjallë”, shprehet ajo duke treguar më tej se tmerri zgjati edhe për disa ditë të tjera, i rënduar edhe më shumë nga ulërimat e pacientëve të përfshirë nga paniku.