Paul Pogba mund të rinovojë kontratën e tij me Manchester United, por shifrat që kërkon mesfushori francez për ta bërë diçka të tillë janë vërtetë të çmendura.
Pogba është i gatshëm të qëndrojë edhe për shumë vite te “Djajtë e Kuq” por për të firmosur kontratën e re ai kërkon shifrën rekord të 600 mijë sterlinave në javë. Plot 34 milionë synon të derdhë në llogarinë e tij mesfushori francez nga marrëveshja e re që do ta lidhte atë me Manchester United deri në vitin 2024.
Kontrata aktuale e Pogba me United skadon në verën e vitit 2021. Nëse nuk arrihet një marrëveshje atëherë gjasat janë që djaloshi i artë të largohet nga “Djajtë e Kuq”, me Real Madridin dhe Juventusin që qëndrojnë në dritare për të marrë shërbimet e tij.







