Podujevë: Sulmohet fizikisht një grua, rrihet me shkop druri

Një grua ka informuar Policinë e Kosovës së është rrahur me një shkop të drurit nga një burrë.

I dyshuari i cili ka probleme psikike është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor, njofton Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Komunikata e Policisë:

Podujevë 12.08.2019 – 11:00. Viktima femër ka informuar se është sulmuar me një shkop të drurit nga i dyshuari mashkull k-shqiptar i cili ka probleme psikike. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

loading…