Podujevë: Pronari kishte vdekur para 3 vitesh, Policia konfiskon disa armë e monicion në emër të tij

Policia e Kosovës më 19 korrik ka kryer një aksion në rrugën “Afrim Zhitia” në komunën e Podujevës ku ka konfiskuar dy armë gjuetije, një shotgun, një pushkë gjuetije, 19 predha të pushkës, një rrip lëkure, një gjerdon me municion, një leje të pushkës.

IndeksOnline mëson se personi që i kishte në pronësi kishte vdekur para tri vitesh.

Po ashtu, lidhur me këtë sot është hapur rasti “Mbajtja në pronësi apo posedim i pa autorizuar i armëve” ndaj XH.L.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.