Një aksident ka ndodhur sot në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë.
Burime të Llapi.info bëjnë të ditura se një person derisa ka qenë duke vozitur ka pësuar infarkt me ç’rast edhe është aksidentuar.
Viktima është dërguar në Emergjencë nga disa qytetarë, por i njëjti ka ndërruar jetë. Lajmin për Ballkani.info e kanë konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë e tipit Golf 6 ,ngjyrë hiri e cila ka qenë në lëvizje dhe një kombi i cili ka qenë i parkuar”, ka thënë Ahmeti, derisa ka treguar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion. /Ballkani.info/








