Podujevë

Podujevë: Një person thotë se i erdhi një mesazh kërcënues, tjetrit i sulmohet shtëpia me armë zjarri

Një person ka raportuar se ka pranuar një mesazh nga një person dhe i është kërkuar një shumë e parave dhe është kërcënuar.

Ndërsa një person tjetër ka thënë se shtëpia e tij është gjuajtur me armë.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 13 gëzhoja të armës.

“DETYRIM & SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Podujevë / 19.04.2024-03:10. Ankuesi mashkull kosovar bashkëpunëtor me ankuesin tjetër mashkull kosovar ka raportuar se përmes mesazhit nga një person i panjohur ka pranuar një mesazh i cili kishte kërkuar një shumë parash dhe një kërcënim, ndërsa ankuesi tjetër njofton se shtëpia e tij ishte goditur nga disa plumba të armës ku si provë materiale janë gjetur dhe konfiskuar 13 copë gëzhoja të armës. Nuk raportohet për lëndime ndërsa rasti vazhdon të hetohet.”