Podujevë: Hajnat i vjedhin duhan në dyqan

Një qytetar nga Podujeva ka lajmëruar se në mëngjesin e së mërkurës në dyqanin e tij kanë hyrë persona të panjohur e të cilët i kishin vjedhur cigare.

Policia me të marrë këtë informacion ka dal në vendin e ngjarjes ndërsa për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Tutje siç njofton policia rasti po vazhdon të hetohet.