Podujevë

Podujevë: E rrahu gruan e tij në prezencë të nënës së saj, policia e arreston nënën si të dyshuara

Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga burri i saj në prezencë të nënës së saj në Podujevë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, policia ka arrestuar nënë e saj e cila është intervistuar si e dyshuar dhe është liruar, ndërsa burri gjendet në arrati.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Podujevë 10.02.2024 – 23:00. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në prezencë të nënës së saj. Lidhur me rastin është arrestuar nëna e saj e cila është intervistuar si e dyshuar. Në konsultim me prokurorin e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari (bashkëshorti i viktimës) gjendet në arrati. Rasti në hetime.

VIDEO BONUS: Reagimi befasues i Glauk Konjufcës kur kryeministri Kurti pyetet për atentatin