Dhuna në familje

Podujevë: Burri e rrah gruan, dërgohet në spital

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Podujevë i cili ka rrahur gruan e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë.