Pochettino zbulon kampionatin që i pëlqen sulmuesit Kylian Mbappe

Kylian Mbappe kërkon shumë herë informacione nga Mauricio Pochettino për kampionatin anglez Premier League dhe këtë e ka zbuluar vet trajneri i gjigantit francez.

Sulmuesi 22 vjeçar ka krijuar një marrdhënie shumë të afërt me Pochettinon i cili ishte trajner i Tottenhamit para se të kalonte te PSG në janarin e këtij viti, përcjell KosovaPress.

“Kyliani e dashuron futbollin dhe flet shumë rreth tij. Ai më pyet mua shumë herë për futbollin në Angli, kulturën dhe mentalitetin atje.”, tha Pochettino për “The Guardian”.

“Ai është vetëm 22 vjeçar por shumë i matur, ka besim te talenti i tij dhe është shumë i hapur. Ai flet gjuhën frënge, angleze dhe spanjolle. Një ditë i thash që duhet ta praktikojë më shumë gjuhën frënge më atë por më kërkoi që të flasim anglisht së bashku.”, tha Pochettino.

Të mërkurën PSG do të ballafaqohet me Manchester Cityn në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.